Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndizen zyrtarisht “motorët” e fushatës/ Mujku: Kurti përuron urat e papërfunduara! Për të skandalet janë të zakonshme

schedule17:18 - 18 Dhjetor, 2025

schedule 17:18 - 18 Dhjetor, 2025

Në një intervistë në emision “Balkan Update” në ABC News Vebi Mujku kandidat për deputet i LDK, foli për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe nisjen e fushatës në Kosovë.

Gjatë intervistës ai tha se për Albin Kurtin skandalet janë bërë të zakonshme.

“Skandalet nuk kanë të ndalur., Shumë ministra janë edhe me akuza. Kjo është një dukuri e shëmtuar dhe ndikon drejtpërdrejte te qytetarët e Kosovës. Albini përuron urat e papërfunduara për fushatë. Për Kurtin skandalet janë bërë të zakonshme”, tha ai.

Më tej gjatë intervistës, ai nënvizoi se qeverisja Kurti ka marrë fonde të shumta por ka abuzuar me ato fonde. Ndërsa shtoi se nuk ka asnjë reformë për skema sociale.

“Qytetarët e Kosovë kanë nevojë për përkrahje ekonomike, por më shumë kanë nevojë për shërbime sociale profesionale. Kjo qeverisje ka marrë fonde të shumta, ka abuzuar me ato fonde. Dhe nuk ka asnjë reformë në skema sociale.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!