Ndiqeni LIVE/ NASA dhe kompania e Elon Musk, në përpjekjen e dytë për të bërë historinë

schedule19:39 - 30 Maj, 2020

schedule 19:39 - 30 Maj, 2020

SpaceX, kompania e Elon Musk bën përpjekjen e saj të dytë për të bërë histori. Përpjekja e parë e kompania e teknologjisë së kërkimit hapësinor për të nisur misionin me njerëz në bord, ishte me 27 maj e cila u shty për shkak të kushteve të motit.

Zyrtarët e misionit e kanë anuluar fluturimin, vetëm 17 minuta para se motorët e raketës Falcon 9 të ndizen në Qendrën Hapësinore Kennedy në Florida.

Nisja është planifikuar për në 21:22 nga platforma historike 39A, dhe për të gjithë ata që janë kuriozë për të parë ngritjen e raketës nga toka, mund ta shihni ‘live’ në Space.com ose direkt nga uebsajti i vetë agjencisë hapësinore.

Destinacioni është Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) ku 53-vjeçari Harley dhe 49-vjeçari Benker do të qëndrojnë për 1-4 muaj para se të kthehen në Tokë me Dragon Crew./abcnews.al