Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndikimi rus, Rama: Nuk kemi marrëdhënie të ngushta dhe aspak oreks për t’u afruar me Rusinë

schedule20:14 - 8 Maj, 2024

schedule 20:14 - 8 Maj, 2024

Gjermani-Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e aktivitetit “Perspektiva Europiane e Ballkanit Perëndimor” në Charlemagne Prize on Europe”, ku foli për ndikimin rus në Ballkan dhe në Shqipëri.

Rama u shpreh se Shqipëri nuk është aspak e ndikuar dhe se e ka qartë orientimin e saj drejt Perëndimit.

“Ne nuk kemi as marrëdhënie të ngushta dhe as oreks për t’i pasur ato me Rusinë. Sepse diktatori ynë vendosi të dilte nga Blloku lindor dhe traktati i Varshavës në momentin kur Hrushov vendosi të ndryshonte linjën politike në Moskë. Shqipëria i mbeti besnike Stalinit, pra e kishim në pjesën më qendrore. Dhe ne nuk kemi aspak oreks për t’u afruar me Rusinë. Në 33 vjet qyshe dolëm nga errësira, kurrë nuk ka pasur vizitë të nivelit të lartë në Moskë dhe asnjëherë të Moskës në Tiranë. Por për vendet e tjera, me përjashtim të Kosovës sepse edhe atje nuk ka ndikim. Në vendet e tjera është me ndikim”, tha Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!