Ndihmësi i Longos te Kukësi vlerëson Shqipërisë: Stil shumë luftarak ashtu si heroi i tyre kombëtar

schedule12:46 - 4 Dhjetor, 2021

schedule 12:46 - 4 Dhjetor, 2021

Kukësi i këtij sezoni ka surprizuar të gjithë me lojën që zhvillon në fushën e blertë. Një skuadër që argëton syrin e publikut dhe kjo është e gjitha meritë e Diego Longos, i cili ka arritur që në mënyrën më të mirë të mundshme të trasmetojë tek skuadra fizionominë e tij.

Tekniku italian ka sjellë një frymë të re në skuadrër e cila javë pas jave po jep dhe frytet e saj në kampionat.

Në një intervistë për mediat italiane, ndihmësi i trajnerit Longo, Amedeo Di Latte ka treguar më shumë për skuadrën e Kukësit dhe momentin e pranimit të ofertës për të vazhduar një eksperiencë të re në Shqipëri.

“Po përjetoj një eksperiencë të mrekullueshme së bashku me një trajner të shkëlqyer si Diego Longo. Kemi krijuar te Kukësi një grup të bashkuar edhe pse janë shumë kultura të ndryshme, por magjia e dhomave të zhveshjes bën diferencën dhe në fund të gjithë jemi të bashkuar për një objektiv”, theksoi Latte.

Ndihmësi i teknikut të verilindorëve gjithashtu tregoi edhe momentin kur pranoi ofertën, duke theksuar se mundësi të tilla të vijnë vetëm një herë në jetë.

“A kisha dyshime të pranoja ofertën? Jo, vendosa për një minutë e gjysmë. Në jetë ka trenë që kalojnë vetëm një herë në jetë dhe të punoj krah një trajneri kalibri si Diego Longo në ligën më të lartë të Shqipërisë është vërtet një nder dhe kënaqësi. Tek ne stërvitjet janë shumë intensive, por kërkojmë të propozojmë një mentalitet të ri, përballë një kulture e cila në pjesën më të madhe të saj është e ndërtuar te agresiviteti dhe fitimi i topave të dytë. Duam të propozojmë idenë ku në qendër të jetë loja dhe ta vendosim në praktikë pavarësisht kundërshtarit që kemi përballë. Pa harruar të nxjerrim në pah cilësinë e lojtarëve që kemi, ka të rinj shumë interesantë. Presidenti dhe gjithë shoqëria janë shumë ambiciozë dhe nuk lejojnë të na mungojë asgjë”, tregoi Amedeo.

Eksperiencën në Shqipëri e konsideron shumë të mirë, teksa është përshtatur shumë shpejt edhe me mjedisin në Tiranë.

“Si ndihem në Shqipëri? Ndihem shumë mirë, jam përshtatur në Tiranë. Është një qytet që të ofron shumë dhe italianët shihen më sy të mirë. Ka një lidhje të bukur mes dy popujve. Shqipëria është në rritje dhe në çdo metër sheh një grataçelë në ndërtim. Por, është edhe një vend me shumë identitet në futboll, me një stil shumë luftarak ashtu si heroi i tyre kombëtar. Ka shumë uri për futbollin aty”, u shpreh Amedeo Di Latte”, përfundoi Di Latte. /f.a/abcnews.al