Skuadra e Bylisit, së bashku me bordin drejtues, kanë nisur sot ndihma dhe donacione në drejtim të familjeve të prekura nga tërmetet e ditëve të fundit në Shqipëri. Vendi ynë po kalon ditë tragjike dhe shumë familje janë prekur nga ngjarjet e fundit. Skuadra e Bylisit ka vepruar dhe kanë dhënë ndihmën e tyre kundrejt familjeve të prekura.
Bylisi dhe familja Kapllanaj solidarizohet me ndihma dhe donacione për të prekurit nga tërmeti
Klubi i Bylisit dhe firma private e ndërtimit “Shkëlqimi 07” SH.P.K në pronësi te familjes Kapllanaj, sot kane nisur ne drejtim te familjeve te prekura nga tërmeti pako me ushqime dhe jo vetëm. Kanë qene lojtaret dhe trajneri Dovedan që ditën e sotme ua kane kushtuar familjeve të prekura duke bere bamirësi.
Familja Kapllanaj si dhe kompania e ndërtimit “Shkëlqimi 07’” SH.P.K që është në pronësi të familjes, qe është edhe pronare e Bylisit, krahas pakove kane dhëne edhe një shume te konsiderueshme financiare duke u sensibilizuar me familjet e prekura nga tërmeti i pak ditëve me pare.
Nuk është hera e parë qe klubi i Bylisit merr nisma të tilla. Disa muaj me pare, skuadra ballshiote mori një nismë në luftën kundër racizmit.