Në “ABC e mëngjesit” ditën e sotme ishte i ftuar epidemiologu Ilir Alimehmeti. Epidemiologu është ndalur te situata e krijuar nga shtimi i rasteve me koronavirus.
Gjatë intervistës me gazetarin Enkel Demi, epidemiologu theksoi se shtimi i rasteve të personave me koronavirus pas hapjes graduale ishte i pritshëm.
“Është duke ndodhur ajo që prisnim, se do të ndodhte. Si fillim në momenti që ka disa masa dhe ato bien, normalisht ka edhe një rritje. Sa është kjo rritje? Është në për pjesëtim të drejtë me, sa të forta dhe të gjata kanë qenë masat. Rritja gjithashtu ka të bëjë me shtimin e numrit të testeve, sot bëjmë rreth 4 apo 5 fish më shumë teste se një mars.
Dje janë bërë 364 testime, ndërkohë më 24 mars kur ishte piku klinik, janë bërë 74. Por edhe ndezja e disa vatrave që ishin të parashikueshme, si fasoneritë që nuk u mbyllën, por që nuk ka lidhje me masat, po ashtu spitalet që sërish nuk kanë lidhje me masat sepse dihet që ishin të rrezikuar.
Problemi më i madh i spitaleve është që pacientët kur sëmurën brenda në spital, janë shtruar për një arsye tjetër, ato thjesht transferohen të shërbimi covid sepse nuk mund të rrinë më në atë pavion, por nuk mund t’i çosh në shtëpi sepse janë të sëmurë. Automatikisht fryjnë numrin e pacientëve të shtruar në infektiv dhe duken si shtrime të reja. Kjo nuk është si e dhënë, pra sa prej tyre janë transferime dhe sa janë shtrime nga jashtë”, sqaroi epidemiologu.
Gjithashtu ai theksoi se duhet të tregohet kujdes ndaj personave vunerabël, pasi ata janë më të rrezikuar nga COVID-19, ndërsa shtoi se ka rënë përqindja e rasteve që bëhen rëndë.
“Kur rasti është i rëndë, rëndesa është e njëjtë. Ka rënë përqindja e rasteve që bëhen rëndë. Pra, nëse shohim me 25 mars kishim 58% të rasteve aktive të shtruar në spital, ndërsa referuar ditës së djeshme kishim 8.8% të rasteve të shtruar në spital. Shumica dërrmuese e rasteve që shtuan numrin në spital, janë transferime nga repartet e tjera”, u shpreh ai.
Sa i përket shtimit të testeve epidemiologu u shpreh se testet duhet të ishin në rritje që në fillim, ndërsa shtoi se duhen tani, por edhe më vonë.
Më tej epidemiologu tha se është me rëndësi hetimi serologjik. Sipas tij shumica e rasteve janë infektime në zona që priteshin, qendra spitalore, fasoneri.
“Duhet kontroll më i lartë, mos prisni që një mjek të ndryshojë spitalin, nuk e bën dot, as një pacient nuk e bën dot. Duhet një ndërhyrje qendrorë për të rregulluar këto vatra. Spitali ka edhe një efekt tjetër që është ai i mbledhjes, që do të thotë se kur pacientët, vizitorët dalin nga spitali, si rasti i Gjirokastrës që nuk kishte asnjë rast, pacientët e parë nga QSUT çuan për herë të parë virusin në atë qytet. Kemi rastin e Matit, Beratit apo Lushnjes. E mbledh QSUT, sepse i shërben gjithë kombit, dhe duhet të kemi kujdes këtë element.
Ne e dimë që virusi ndodhet aty, dimë edhe që në shumë raste virusi është asimptomatik dhe nuk e gjejmë dot. E vetmja mënyrë është analiza. Për ta zhdukur duhet të testohen që të gjithë. Ata që ndodhen brenda në QSUT, mjek, infermierë, roje, pacientë, administratë… Në mënyrë që pozitivët të izolohen në shtëpi apo spital, sipas nevojës shëndetësore, në mënyrë që të rikthehet gjendja “sterile” e këtyre pavioneve”, tha më tej epidemiologu.
Ai gjithashtu shtoi se në njëfarë mënyre mjekët janë lënë të ekspozuar. “Virusi në shumë raste është simptomatik dhe për këtë duhet të bëhen testime të personelit shëndetësor”, u shpreh ai.
Epidemiologu u ndal të ilaçi që po studiohen për të parandaluar koronavirusin.
“Me një dozë minimale 6 miligram jep 33% ulje të mortalitetit tek të intubuarit dhe 25 % ulje të mortalitetit tek ata që janë në terapi intensive, por jo të intubuar. Një e dhënë madhore. “Dexametasoni” është kortizonik shumë i njohur dhe gjendet gjerësisht i gjendur në Shqipëri.Ky është një medikament i kudondodhur nuk është diçka e re. Ky është trajtimi i parë për ata që janë rëndë, dhe udhëzimin duhet ta bëjë patjetër mjeku.
Mendoj që janë shumë e më shumë raste pozitive në popullatë, por çështja janë ti gjejmë. E para është lajm i keq sepse nuk e dinë që janë pozitiv dhe bëjnë transmetimin, kemi frikë për popullatën vunerabël. Lajmi i mirë është që nuk kanë nevojë për spital.
Dhe tjetra tregon që vdekshmëria nuk është ka e lartë. Dhe si rrjedhojë pasoja e kësaj sëmundjeje qenkan më të ulëta sesa u hipotekuan. Është më shumë se gripi i zakonshëm.
Në asnjë vend të botës hetimi epidemiologjik nuk ia ka dalë mbanë, as të zhukë rastet dhe as të tregojë sa është është niveli i vërtetë i mortalitetit, është hetimi serologjik ai që tregon të vërtetën”, tha më tej epidemiologu./abcnews.al