Ndeshjet me Anglinë dhe Andorrën/ Trajneri Sylvinho: Objektiv, kualifikimi në Botërorin 2026. Do të përgatitemi mirë nga ana fizike dhe futbollistike

schedule11:25 - 15 Mars, 2025

schedule 11:25 - 15 Mars, 2025

Trajneri i kombëtares, në një konferencë për shtyp po prezanton formacionin  e kombëtares në ndeshjet pasuese me Anglinë dhe Andorrën. Sylvinho u shpreh se kemi dëmtime dhe dy ndeshjet e rradhës janë me skuadrat më të mira në botë dhe me trajnerë të nivelit të lartë. Sylvinho vijoi më tej duke thënë se Seferi ka një rrugëtim të mirë në kombëtare dhe se jep gjithçka në fushë.

“Kemi dëmtime, por edhe nga kampi tjeterë, edhe ata vuajnë. Janë dy ndeshje shumë të ndryshme. Anglia është një nga skuadrat më të mira në botë. Kanë një nga trajnerët me nivelin më të lartë. Unë shqetësohem për të dyja sfidat. Të dyja ndeshjet do i përgatisim mirë, si nga ana fizike, ashtu edhe futbollistike. Edhe lojtarët do të përgatiten mirë. Në aspektin strategjik të dy ndeshjet e radhës, mendoj se kemi më tepër lojtarë në krahun e majtë.

Seferi ka një rrugëtim të mirë me kombëtaren, jep gjithçka në fushë. Por ne nisim një viot shumë të rëendësishëm, kemi një ëndërr për të shkuar në Botëror. Dua të jap një përgjigje për lojtarët e tjerë, si Seferi, Mehemti, mund të mos jenë ftuar, por mund të jenë pjesë e Kombëtares në sfidat e radhës”, u shpreh Sylvinho.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!