Ndërtoi helikopterin e parë në Ballkan/ Shqiptari nuk ndalet me “shpikjet”: Më e fundit është makineria që bluan kockat

schedule09:09 - 26 Shkurt, 2024

schedule 09:09 - 26 Shkurt, 2024

Qani Luftiu është inovatori nga Presheva që nuk di të ndalet me “shpikjet” e tij. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka zbuluar se “shpikja” më e fundit është një makineri që bluan kockat e kafshëve, të cilat shërbejnë si ushqim për qentë dhe macet.

Sakaq, Qaniu ka folur dhe për helikopterin e krijuar, pajisjen për pastrimin e kanalizimeve dhe makinerinë për pastrimin e dherave.

“Janë kocka që mbahen në frigorifer, sepse nuk e bluan makina. Mund të bluhen rreth 150 kg në orë. I kam bërë analizat dhe më kanë dalë shumë i mirë për ushqime për qentë dhe macet.

Në 2012 unë kam kryer helikopterin, por nuk më japin licencën në shtet dhe nuk mund ta përdor, por vijnë të gjithë dhe bëjnë foto.

Kjo tjetra që kam shpikur është një pajisje për pastrimin e kanalizimeve. Më ndihmojnë dhe dy djemtë e mi. Unë kam dy djemtë dhe një vajzë”, u shpreh ndër të tjera inovatori nga Presheva./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!