Ndërtimi i unazës së madhe të Tiranës, Qendro: 317 objekte do të shemben

schedule15:28 - 5 Nëntor, 2018

schedule 15:28 - 5 Nëntor, 2018

Objektet që janë në proces legalizimi e që preken nga zbatimi i projektit të Unazës së Madhe në Tiranë do të shemben. Familjet do të trajtohen me bonus qiraje.

Që unaza e madhe e Tiranës të përfundojë së ndërtuari konform të gjitha standardeve 317 shtëpi apo biznese duhet të shemben. Pas protestave të banorëve pranë zonës së njohur si Astiri drejtuesit e pesë institucionve bënë të ditur verifikimet në terren. 163 objekte nuk do të mund të shpronësohen pasi pronarët  e tyre nuk disponojnë dokumentet e pronësisë.

“163 janë në procesin e legalizimit por do duhet të skualifikohen nga ALUIZNI, me vërtetim pronësie 123 objekte, 22 janë të skualifikuara tashmë, 4 objekte të trajtuara me VKM Nr. 442 ndërsa për 5 objekte nuk ka informacion ende pasi nuk ka patur banorë ose nuk kanë dashur të japin informacion”.

Famljet që skualifikohen nga procesi i legalizmit do të trajtohen me bonus qiraje. Bashkia do të ndjekë një procedure të posaçme.

“Do t’i trajtojmë me një procedurë të posaçme për bonusin e qerasë në mënyrë që të kemi mundësi ti kalojmë me procedurë më të shpejtë, të mos kenë të gjitha dokumentet që duhen për procedura e bonusit të qerasë dhe të aprovohen sa më shpejt në Këshillin Bashkiak, që të kenë mundësi që automatikisht të përfitojnë bonuesin e qerasë për një periudhë të paktën 1 vjeçare por që ka mundësi që edhe të rinovohet më pas, sa të gjejnë mundësinë që të menaxhohen në banesa të reja.”

Ndërtimi i Unazës së Madhe është një ndër projektet më të rëndësishme që po zbatohet sëfundimi në Tiranë. Ajo ka një gjatësi prej 27 kilometra dhe aktualizht kanë përfunduar segmenti nga Fusha e Helikopterëve në Farkë deri pranë ish shkollës Tekonologjike. Në ndërtim janë pesë lote të tjera 2 lote nga Farka deri pranë Maternitetit të Ri dhe 3 nga Shkolla Teknologjike deri tek Sheshi Shqiponja.

“Nga Shkoza deri tek Sheshi Shqiponja do të jetë një projekt i kategorisë A Urbane, me tre korsi kalimi (dy korsi x 3.75m, një korsi emergjence 3m). Ndarje e mesit të senseve të kalimit dhe të gjithë elementët urbanë pasi kemi të bëjmë me një rrugë që qarkon qytetin e Tiranës. Do të ketë ndriçim, gjelbërim, korsi biçikletash dhe të gjithë elementët që duhen për këtë projekt madhor”.

Ndërkohë që projekti për segmentin nga sheshi Shqiponja deri në Shkozë do të rishikohet. Kosto totale e Unazës së Madhe të Tiranës kap vlerën e 26.5 miliardë lekëve. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!