Ndërtimi i TEC-it në Korçë, Filo leteër Klosit e Ballukut: Mos aprovoni projektin

schedule14:42 - 10 Mars, 2019

schedule 14:42 - 10 Mars, 2019

TEC-i në Korçë sipas kryetarit të Bashkisë së qytetit Sotiraq Filo nuk duhet të ndërtohet. Kryebashkiaku Filo i shkruan ministrit të Mjedisit Klosi dhe ministres së Energjitikës Balluku të mos e aprovojnë projektin. Ndërkohë ministri Klosi thotë se nuk ka leje për një investim të tillë, por vetëm miratim në parim të projektit.

Kryetari i Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo shprehet kundër ndërtimit të TEC-it në afërsi të këtij qyteti.

Përmes një letre kryebashkiaku Filo i kërkon ministrit të Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku të mos e aprovojnë kërkesën e kompanisë së interesuar për të investuar.

“Ju kërkoj të mos aprovoni vlerësimin e ndikimit në mjedis pasi investitorët nuk kanë paraqitur asnjë garanci për një bilanc pozitiv të ndotjes. Projekti është shumë afër qytetit dhe në toka të frutshme bujqësore. Qendrimi kundër i Bashkisë së Korçës ka qenë i qartë dhe konsistent që në raportin e përgatitur për Komitetin e Investimeve Strategjike  më date  5.12.2017 ku Bashkia Korçë është shprehur JO me arsyetimin e afërsisë me qytetin“.

Ky qëndrim thotë kryetari i Bashkisë së Korçës është mbështetur dhe nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e cila ka theksuar se projekti cënon funksionalitetin e fushës së Korçës nga fshati Barc deri në Zëmblak.

“Në këto kushte, ju kërkoj MOSAPROVIMIN E KETIJ INVESTIMI, i cili në çdo rast nuk do të mund të realizohet dot në kundërshtim me vullnetin e Bashkisë së Korçës”.

Pas publikimit të letrës ka reaguar dhe ministri I Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi. Përmes një komenti në facebook Klosi thotë se nuk ka asnjë leje apo autorizimi për ndërtimin e një TEC-it në Korçë, por vetëm miratim në parim si investim strategjik.

“TEC-i Korçës një zhurmë tipike e politikës së sajesave për sherr! S’ka asnjë autorizim e asnjë leje jo e jo, po thjesht një miratim në parim si investim sratetegjik. Për sa kohë s’ka një projekt të standardeve të BE-së, s’ka asnjë shans jo për të nisur punë, po për asnjë autorizim!”

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!