Ndërtimi i bazës ajrore në Kuçovë

schedule19:30 - 6 Gusht, 2018

schedule 19:30 - 6 Gusht, 2018

Pas një periudhe të gjatë qetësie dhe të zhytur në varfëri Kuçovës duket se do ti rikthehet gjallëria e dikurshme. Banorët thonë se lajmi për ndërtimin e bazës ajrore nga NATO ishte një ëndërr që po bëhet realitet dhe i ka mbushur me shpresa për një jetë më të mirë.


Lajmi për ngritjen e bazës ajrore ushtarake ka zgjuar endrrën e Kuçovës së dikurshme. Të atij qyteti ku ishin punësuar shumë specialistë të naftës dhe të aviacionit. Sot një zonë me të gjithë banorët të papunë. Para ‘90-s këtu besohej se ishte vendi më i zhvilluar. Nxirrej dhe përpunohej naftë. Riparoheshin avionë e disa ndërrmarrje të vogla që lidheshin me naftën apo detergjentët. I bërë publik nga kryeministri Edi Rama, ndërtimi e bazës ajrore për gjithë Ballkanin Perendimor, për banorët do të thotë një jetë më të mirë në Kuçovë.

Banori 1: “Më dukej një mrekulli që e kam ëndërruar gjithë jetën. Ngeli mbas dorëm ishalla u bëftë, do të jetë gjëja më e mirë më e bukur për të gjithë zonën dhe për të gjithë Kuçovën.”

Banori 2: “Mbase do të na bëhet ndonjë gjë e mirë për Kuçovën.”

Pranë Aviacionit të Kuçovës, që sot administrohet nga NATO, ka qetësi. Lajmi qarkullon dhe ndër rradhët e punonjësve ushtarak, por askush nuk pranon të flasë.
Ish-komandati i Bazës Ajrore të Kuçovës, gjatë viteve 1998-2001, Epaminonda Tupa, piloti më i vjetër që ka fluturuar nga ky aerodrom për 35-vjet me rradhë thotë se rindërtimi i Bazë Ajrore në funksion të NATO-s është një duratë e çmuar jo vetëm për aviatorët.

Epaminoda Tupa, Ish-komandant i Bazës Ajrore të Kuçovës: “Na pëlqeu jashtë mase ky vendim i marrë dhe do sjellë gjallim të Kuçovës jo vetëm nga ana ekonomike, por të gjithë vendit tonë e të gjithë rajonit tonë. Realizimi i një ëndërrë që ne e këmi pasur prej kohësh.”

E ndërtuar në 15 Maj të vitit 1955, nëpërmjet Uzinës së Aviacionit këtu kryheshin riparimet kapitale të avionëve dhe te motorrëve. 2 mijë vetë shërbenin në aviacion dhe në ushtri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!