Në zonën e ish-Kënetës ka edhe ndërtesa të tjera që rrezikojnë të shemben. Shumë prej tyre kanë pësuar dëme që nga tërmeti i 21 shtatorit dhe tani dhe janë komplet të pabanuara. Çdo orë që kalon i tremb më shumë banorët , të cilët po bëjnë apel për ndihmë nga shteti.
Shukurie Marseli: Jam me një fëmijë invalid. Tërmeti që ka rënë në 21 shtator shtëpia ime është e pabanueshme . kam qëndruar në kavalishencë, ngrënë e pangrënë. Atje nuk na ndihmoi njeri. Po bie shtëpia në të dy anët. herëne parë kanë ardh tani nuk e di. Sonte në qiell të hapur i kërkoj një çadër se djali nuk më rri, as për të ngrënë, është bërë kërdia brenda.
“I ka vënë një shirit ka qenë në rrezik, ka ardh dhe INUK, dhe me kanë thanë mua ça do ti. Ti ke nevojë për financë, jo për ne. Kam njoftuar prapë në Bashki dhe polici le ta heqin një kat nuk mërzitem. Më kanë thënë shko te Kavalishenca, atje ku u shemb pallati dhe zuri një polic. Kam një fëmijë invalid.
Jam fut te shtëpia e njërit që jeton në Gjermani. Më ka dhënë çelësa. Kush e paguan shtëpinë atje. Me pajisje, ujë janë prish të gjitha”– shprehet një banor. /abcnews.al