Ndërtesa që po u merr jetën shqiptarëve

schedule10:47 - 2 Gusht, 2019

schedule 10:47 - 2 Gusht, 2019

Një shqiptar ka humbur tragjikisht jetën në Itali pas një aksidenti në punë. 27-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet publik po punonte në çatinë e një ndërtese në Castelfiorentino.

Sipas asaj që shkruan ANSA, i riu sëbashku me një të afërm po shtronin me katran çatinë në mënyrë që ta izolonin. Për shkaqe të pacaktuara ende diçka ka marrë flakë.

Për të shmangur zjarrin, 27-vjeçari u zhvendos, por ra nga ndërtesa, duke humbur jetën në vend. Në vendin e ngjarjes shkoi zjarrfikësja e cila bëri të mundur fikjen e flakëve.

Ndërkohë media të tjera lokale japin dëshmitë e para të personave të pranishëm në momentin e ngjarjes. Sipas tyre shpërthyen mjetet e tyre të punës, të cilat shërbejnë për hidroizolimin e ndërtesës. Ndërkohë, pas hetimeve paraprake është zbuluar se ka pasur një shembje të çatisë ku po punonte i riu shqiptar.

Kjo është hera e dytë që në të njëjtën ndërtesë humb jetën një punëtor. Edhe në vitin 2011 një shqiptar ndërroi jetë, teksa edhe ai po punonte për hidroizolimin e çatisë. Për këtë ngjarje u arrestua një bashkatdhetar i tij, pasi e kishte punësuar viktimën pa dokumente./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!