Ndërron jetë te Infektivi pacientja 85-vjeçare, shkon në 7 numri i viktimave nga koronavirusi

schedule23:07 - 26 March, 2020

schedule23:07 - 26 March, 2020

Ka ndërruar jetë te spitali Infektiv një paciente 85-vjeçare, duke e çuar në 7 numrin e viktimave nga koronavirusi në Shqipëri.

Lajmi është konfirmuar nga ministria e Shëndetësisë. E moshuara ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme, dhe kishte  mbërritur gjatë pasdites në spital, në gjendje të rëndë.

E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në spitalin Infektiv.

Njoftimi i plotë:

Ndërron jetë në spitalin infektiv pacientja 85-vjeçare, viktima e 7 e COVID-19 në Shqipëri

Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 85-vjeçare nga Tirana,  e cila ka mbërritur gjatë pasdites në spitalin infektiv, në gjendje të rëndë. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për disa orë, 85-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë. E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në spitalin Infektiv.

85-vjeçarja është viktima e shtatë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të jenë shumë të kujdesshëm në rast të shfaqjes së shenjave të sëmundjes dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare në numrin 127!

/abcnews.al