Ndërron jetë në spitalin Infektiv 64-vjeçarja me koronavirus

schedule20:42 - 23 Maj, 2020

schedule 20:42 - 23 Maj, 2020

Një 64-vjeçare, e konfirmuar me koronavirus, ka ndërruar jetë në spitalin e Infektivit. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa sqaron se 64-vjeçarja vuante edhe nga limfoma e trurit.

Në këtë mënyrë numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 në Shqipëri, sipas Ministrisë së Shëndetësisë ka shkuar në 32.

64-vjeçarja e me koronavirus ishte e shtruar prej tre javësh në spital dhe gjendja e saj raportohet se ishte e rëndë. Pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, nuk ka mundur të mbijetojë.

Njoftimi:

Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 64-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e cila ishte e shtruar prej 3 javësh në spital, në gjendje të rëndë.
64-vjeçarja që vuante prej 4 muajsh nga limfoma e trurit, nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

64-vjeçarja është viktima e 32 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon edhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.