Ndërron jetë në spital një javë pas krimit Aldison Belulaj

schedule09:21 - 29 Janar, 2018

schedule 09:21 - 29 Janar, 2018

Një javë pasi qëlloi me armë mbi vajzën që e refuzonte duke e lënë të vdekur në vend, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tirane 23 vjeçari Aldison Belulaj. I riu tentoi vetëvrasjen duke qëlluar veten me pistoletë, pasi kishte vrarë 21 vjeçaren Ariela Murati. Ngjarja ndodhi të dielen e shkuar para Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë. Për shkak të plagëve të rënda të marra në kokë, 23 vjeçari Behlulaj, gjatë këtyre ditëve u mbajt në jetë me ndihmën e aparaturave në spitalin e Traumës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!