Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare aktori i “Love Story”, Ryan O’Neal

schedule07:57 - 9 Dhjetor, 2023

schedule 07:57 - 9 Dhjetor, 2023

Aktori amerikan Ryan O’Neal, i njohur për rolet e tij në filmin “Love Story ” dhe “Barry Lyndon” të Stanley Kubrick, vdiq të premten në moshën 82-vjeçare, njoftoi djali i tij. Ai nuk zbuloi shkakun e vdekjes por O’Neal u diagnostikua me leuçemi kronike në 2001 dhe kancer të prostatës në 2012, raporton BBC.

“Është gjëja më e vështirë që më është dashur të them ndonjëherë, por është e vërtetë. Babai im ndërroi jetë i qetë sot”, shpjegoi Patrick O’Neal nëpërmjet një postimi në rrjete sociale. O’Neal nisi rrugëtimin e tij drejt aktrimit fillimisht duke luajtur nëpër shfaqje të ndryshme televizive amerikane në vitet si 1960.

Aktori u bë i famshëm në vitin 1970 falë “Love Story”, një romancë në të cilën ai luante një student të drejtësisë në Harvard, i cili dashurohet me një vajzë që detyrohet të punojë në bibliotekë për të paguar studimet. Filmi konsiderohet nga Instituti Amerikan i Filmit si ndër 10 më romantikët e të gjitha kohërave.

Roli i dha atij një nominim për Oscar. Pas Love Story, O’Neal luajti përballë Barbra Streisand në “What’s Up, Doc?” dhe “The Main Event”. Mes atyre filmave, ai bëri bujë së bashku me vajzën e tij 9-vjeçare, Tatum O’Neal, në filmin e vitit 1973, Paper Moon, duke fituar sërish një nominim për Golden Globe.

Ai luajti rolin kryesor në Barry Lyndon të Stanley Kubrick në 1975 dhe luajti në shumë filma të tjerë gjatë viteve ’70, ’80, ’90 dhe deri në vitet e fundit. Në jetën e tij personale, O’Neal ishte i martuar dhe i divorcuar nga aktoret e tjera Joanna Moore dhe Leigh Taylor-Young, me të cilat luajti në Peyton Place.

Ai më vonë pati një marrëdhënie të gjatë prej tre dekadash me Farrah Faëcett të Charlie’s Angels./abcnews.al