Ndërron jetë në moshën 78-vjeçare pas luftës me një sëmundje të rëndë aktori i humorit Fadil Hasa.
Talenti i tij u shfaq fillimisht me estradën amatore të Durrësit, në vitin 1970 u bë pjesë e estradës së Durrësit si aktor profesionist.
Më pas u bë i njohur në gjithë Shqipërinë me realizimin e një sërë rolesh unike. Fadil Hasa mbante titullin “Artist i Merituar”.
Ai ka interpretuar edhe në filmat artistikë si “Kronikë provinciale”, “Mao Ce Dun” dhe “Zëvendësi i grave”.
Gjatë karrierës së tij artistike është nderuar edhe me çmime të rëndësishme në festivalet e filmit. Në nder të aktorit durrsak, homazhet do të mbahen nesër në teatrin e Durrësit./abcnews.al