Një ish-mercenar rus është ekzekutuar pasi ai ndërroi anën për të mbështetur Ukrainën.
Në një video të pa verifikuar të shpërndarë në kanalet Telegram, për të cilat mediat ruse thanë se ishin të lidhura me grupin mercenar Wagner, burri e identifikoi veten si Yevgenny Nuzhin, 55 vjeç dhe tha se kishte ndryshuar anë për të luftuar kundër rusëve.
Në pamje, Nuzhin, i shfaqur me kokën e ngjitur në një mur me tulla, jep emrin, datën e lindjes dhe tha se kishte ndërruar anë më 4 shtator.
Ai tha se u rrëmbye në Kiev më 11 tetor dhe u mbajt në një bodrum, përpara se pamjet të tregojnë se ai u godit me një vare.
Ishte e paqartë se si Nuzhin, i cili u tha mediave ukrainase në shtator se donte të luftonte për Ukrainën, përfundoi në duart e forcave ruse.
Yevgeny Prigozhin i Rusisë, një aleat i ngushtë i presidentit Vladimir Putin, tha sot se ish mercenari ishte një tradhtar.