Ndërroi jetë mes flakësh, Rama i dorëzon familjes së Arjan Salës titullin “Dëshmor i Atdheut”

schedule12:28 - 29 Mars, 2021

schedule 12:28 - 29 Mars, 2021

Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar titullin “Dëshmor i Atdheut babait të Arjan Salës, heroit 32-vjeçar që shpëtoi 20 punonjës duke e vetëflijuar në magazinën që u përfshi nga flakët për tre ditë me radhë.

Arjan Sala, heroi i ditëve të fundit, mbeti mes flakëve për të shpëtuar kolegët. 33-vjeçari, prej 5 vitesh punonte në këtë qendër tregtare si punonjës i sigurisë. Nga kolegët, ai njihej si një person tepër korrekt dhe i sjellshëm.

Ekspertiza paraprake ka treguar se zjarri i fuqishëm në magazinën e qendrës tregtare te kthesa e Kamzës është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në një tel rrymë përcjellës që lidhej me një ndriçues. Sipas grupit hetimor, shkëndijat kanë rënë mbi materialet që ndodhen aty, si rroba e produkte të tjera lehtësisht të djegshme./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!