Ndërrimi i viteve në sheshin “Skënderbej” me koncert dhe fishekzjarre

schedule16:11 - 31 Dhjetor, 2018

schedule 16:11 - 31 Dhjetor, 2018

Të gjithë shërbimet e Bashkisë së Tiranës do të jenë në gatishmëri. Kryebashkiaku Erion Veliaj e bëri të ditur nga Qendra Sociale “Gonxhe Bojaxhi” ku tregoi dhe detaje për festën e ndërrimit të viteve në sheshin “Skenderbej”.

Një mbrëmje magjike premton Bashkia e Tiranës me rastin e ndërrimit të viteve. Nis me një koncert me këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare në sheshin “Skënderbej” dhe kulmon me shfaqjen e fishekzjarreve në 24:00

“Ne do të presim vitin e ri sot në shesh, me fishekzjarre, me koncert, me muzikë dhe do të kënaqen patjetër edhe gjithë fëmijët. Sot të gjithë shërbimet e bashkisë duke filluar nga Policia Bashkiake, nga pastrimi, nga ujësjellësi, sidomos zjarrfikësit do të jenë në gatishmëri të plotë. Unë vetë do ta kaloj darkën me punonjësit e pastrimit. Janë ata që sakrifikojnë çdo vit të ri”.

Ndërkohë sipas kryebashkiakut Erion Veliaj të gjitha shërbimet duke filluar nga policia bashkiake, zjarrfikëset e deri tek ujësjellësi do të jenë në gatishmëri të plotë.

“Të gjitha shërbimet tona do jenë në gatishmëri të plotë dhe shpresoj shumë që do kalojmë një natë të qetë, pa eksese, pa fishekzjarre që i hedhin njerëzit, por të organizuara dhe që të sigurohemi që askush nuk kalon keq ndërrimin e viteve, siç kemi pasur incidente në të kaluarën, por të sigurohemi që të zgjohemi për një vit të ri të mbarë e të shëndetshëm”.

Me rastin e natës së ndërrimit të viteve, Bashkia e Tiranës shtroi drekë për njerëzit në nevojë në të gjitha Qendrat Sociale.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bashke me Kreun e Prezencës së OSBE-së në vendin tonë shërbyen drekën festive në Qendrën Sociale “Gonxhe Bojaxhi” në Njësinë Administrative Nr. 4. /abcnews.al