Ndërpriten punimet në mozaik, Ceka: Është shkel ligji i arkeologjisë, cënohet monumenti i kulturës

schedule18:06 - 23 Mars, 2021

schedule 18:06 - 23 Mars, 2021

Nga Leontina Nika

Prej 15 ditësh ka nisur puna, për zbatimin e projektit të  Bashkisë së Tiranës për rehailitimin e zonës pranë Mozaikut të Tiranës, monument kulture i kategorisë së  parë.

Në këtë zonë është parashikuar, ndërtimi i një shatërvani dhe park pushimi.

Hapja e një grope për instalimin e depozitës së ujit që do furnizonte  shatërvanin, ka zgjuar polemika , pasi sipas specialistëve në këtë zonë ka të dhëna për potencial arkeologjik.

Drejtori i mozaikut te Tiranës njëkohësisht Drejtor i  Drejtorisë Rajonale të monumenteve të kulturës, Olsi Plasa , thotë se hapja e gropës dhe betonizimi i saj është monitoruar nga specialistët dhe nuk ka të dhëna arkeologjike

 “Ne kemi rënë dakord që i gjithë sheshi nuk do të ketë gërmimi, dhe nëse do të ketë punime ne do të duhet të shkojme për të marrë leje. Ne e kemi venë re se nuk ka probleme”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër ai pranon se do kryhen gërmime pikërisht në këtë zonë.

Ndërsa arkeologu Neritan Ceka , pasi vëzhgon materialin  në terren, thotë se këto punime janë të jashtë ligjshme ,

“Në mënyrë absolute të gjithë kjo që ndërtohet është e paligjshme dhe duhej gërmuar dhe të çlirohej monumenti dhe të vendosen bunkierë betoni”, është shprehur Ceka.

Punimet parashikohen sipas tabeles njoftuese që do të zgjasin 5 muaj./abcnews.al