Ndërmjetësimi i dialogut, Rama: Ambasadori bjellorus nuk ishte refuzues, ne po shkëlqejmë

schedule13:40 - 28 Gusht, 2020

schedule 13:40 - 28 Gusht, 2020

Duke folur nga Vjena, në një prononcim për mediat, kryeministri Rama adresoi edhe çështjen e Bjellorusisë, për të cilën është mbledhur sot Këshilli i Përhershëm i OSBE.

Kreu i qeverisë u shpreh se nga ambasadori i Bjellorusisë nuk mori një refuzim ndërsa shtoi se përgjigjen ata do të japin në një kohë që do ta konsiderojnë të duhurën.

Po ashtu, Rama vuri në dukje se kryesimi i OSBE është një nder i madh për Shqipërinë ndërsa shtoi se “bota ka zgjedhur të na japë një detyrë dhe në këtë detyrë ne po shkëlqejmë.”

Kreu i qeverisë deklaroi:

Ky është një nder i madh për Shqipërinë, është një moment i jashtëzakonshëm  në aspektin e marrëdhënieve kombëtare aspektin e imazhit të Shqipërisë reale.

Pak rëndësi ka se në këtë rol më qëlloi mua, ishte diplomacia jona që u përpoq që të merrnin kryesinë e OSBE. Drejtimi po merr nota tejet të larta vlerësimi nga të gjithë partnerët tanë.

“Nga ana bjelloruse nuk ka refuzim. Sot ambasadori i tyre nuk ishte aspak refuzues. Ai tha që në kohën e duhur në do të japim përgjigjen tona. Më vjen shumë mirë që kemi pasur një ndërveprim pozitiv edhe me palën amerikane edhe me palën ruse… Ky është një moment kur Shqipëria udhëheq OSBE.  Ne jemi këtu sepse bota ka zgjedhur të na japë një detyrë dhe në këtë detyrë ne po shkëlqejmë.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!