Në fundjavë u prezantua në kryeqytet premiera e filmit “Ndërkombëtarët”. Regjisori Pluton Vasi dhe skenaristi Ylljet Aliçka, në këtë pelikul shfaqin intrigat groteske dhe dritë-hijet e mëdha që shoqëron përfaqësuesit e strukturave perëndimore në vendet Lindjes. Personazhi kryesor u interpretua nga aktori Eni Shehu.
Filmi “Ndërkombëtarët” me skenar nga Ylljet Aliçka dhe regjinga Pluton Vasi këtë fundjave u shfaq premierë në kinema.
Ky Filmi është një denoncim për vendin e pamerituar, që kanë marrë ndërkombëtarët në syte tane , ketu shfaqet edhe ana tjeter e medaljes si krimi, korrupsion dhe padrejtësi të vogla.
Roli kryesor ai i Roshit u jetësua nga Eni Shehu i cili tha se i pëngjason shumë unit të tij.
Shehu thotë se si gjetje taktike, për ta sjellë personazhin sa më real ka zgjedhur vetëizolimin gjatë procesit.
Përtej linjës së pare ku shfaqen intrigat , filmi ka edhe një të dytë; një histori dashurie, ku i mëshohet jo pak, në fund të fundit, për të dhënë edhe anën njerëzore që fshihet nga maska e miteve. Në realizimin e këtyre skenave ka patur edhe jo pak siklet nga kryepersonazhi.
Në personazhi i Roshit, aktori Ardian Cerga vjen në rolin një britaniku, Hervin Çuli po në rolin e një ndërkombëtari, Karafil Shena ka rolin e kryetarit të Sindikatës, për të vijuar dhe me Rovena Lule, Kastriot Çaushi, Alfred Trebicka, Lulzim Zeqja, Eriona Kakeli, Alert Çeloaliaj, Adele Gjoka, etj. Regjisori tregon se në film janë situata interesante, ku gjithçka përcillet përmes. Filmi është një komedi e zezë, dhe ka situata dhe marrëdhënie tepër interesante, që përbëjnë një risi në në komunikim midis spektatorit dhe kinemasë”.
Ky film është mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. /abcnews.al