“Ndërhyrja në Manëz, e vonuar”, Minxhozi: Çfarë duhet të bëjë shtetit shqiptar nëse drejtësia konfirmon prishje të marrëveshjes nga MEK

schedule17:57 - 23 Qershor, 2023

schedule 17:57 - 23 Qershor, 2023

 

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e ditës së sotme, foli vetëm për situatën në Kosovë, duke shmangur ndërhyrjen e pak ditëve më parë të Policisë së Shtetit në kampin e MEK në Manëz.

Minxhozi tha se ndërhyrja ishte e vonuar dhe e ndrojtur, duke theksuar se shtetit shqiptar e ka gjetur veten mes dy zjarreve dhe duke paguar shtrenjtë për këtë lojë që nuk është palë.

I vonuar dhe shumë iu ndrojtur. Për mua ka ndodhur një ndryshim I thellë cilësor në raport me muhaxhedinët, nga momenti që është vendosur ndërhyrja në kamp.

Shqipëria ndërhyri më shumë vonesë për të prishur një llojë “luftërash” të dy palëve që nuk kanë lidhje me interesat e saj, duke e gjetur veten mes dy zjarreve dhe duke e paguar shtrenjtë për këtë lojë që nuk është palë.

Ajo që na ka ndodhur për shkak të konfliktit MEK – Iran, është një incident me pasoja që po vazhdojnë të konsumohen edhe tani.

Kanë rënë të gjithë strukturat e shtetit shqiptar ku u investua me miliona euro. Përse shteti duhet të ndërhyjë kaq vonë dhe të bëjë sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Unë mendoj se se nëse drejtësia do të gjejë që MEK e ka prishur marrëveshjen, shtetit shqiptare duhet të trokasë sërish në atë dorë dhe të paraqesë një pakt me rregulla strikte” u shpreh Minxhozi.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!