Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, me rastin e 2 korrikut, kur në vitin 1990 Kosova miratoi Deklaratën Kushtetuese, shprehet se është i bindur se burrat dhe gratë e saj do t’ia dalin që vendi të integrohet në institucionet euroatlantike.
Në një postim në mediat sociale, Basha shkruan se ndër shekuj Kosova ka ditur të tregojë guxim, forcë e largpamësi përballë sfidave të shumta që ka kaluar gjatë historisë së saj. Ai shton se është i bindur se me të njëjtin përkushtim do të vijohet me proceset euro-integruese.
LULZIM BASHA


