Ndarja pas 18 vitesh martesë/ Historia e dashurisë e kryeministrit kanadez me gazetaren: Nga njohja te tre fëmijët

schedule10:18 - 3 Gusht, 2023

schedule 10:18 - 3 Gusht, 2023

Kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe bashkëshortja e tij Sophie Grégoire Trudeau njoftuan sot se po divorcohen pas 18 vitesh martesë. Çifti, i cili u cilësua si një nga më të pajtueshmit në skenën politike, u shpreh se do të ruajnë marrëdhënie të mira.

Trudeau dhe Grégoire e njihnin njëri-tjetrin që nga fëmijëria, sepse ajo dikur shkoi në të njëjtën klasë me vëllain e tij Michael.

Megjithëse zonja e parë e tanishme e Kanadasë tha se kujton se kishte kaluar kohë në shtëpinë e tyre si fëmijë, ajo nuk kaloi shumë kohë me burrin e saj të ardhshëm për shkak të diferencës së moshës prej tre vjetësh.

Çifti u takua sërish në vitin 2003, kur ajo ishte 28 dhe ai 31.

Më pas Sophie i dërgoi një email duke thënë se ishte e lumtur që e shihte përsëri, gjë që Trudeau e injoroi.

Ata u takuan përsëri më vonë atë vit, dhe kur ai kërkoi numrin e saj, ajo i tha se nëse ai ruante emailin e saj, ai do të dinte se si ta kontaktonte.

Trudeau më në fund iu përgjigj emailit të saj dhe ajo pranoi të dilte në një takim me të.

Më vonë, Justin i tregoi McLean- it se si në takimin e parë ai i tha asaj se do të kalonin pjesën tjetër të jetës së tyre së bashku, dhe më pas ata të dy filluan të qanin, sepse ata janë “shpirtra të mëdhenj të ndjeshëm”.

Në vitin 2021 Sofi zbuloi në një intervistë se bashkëshorti i saj i shfaq lehtësisht emocionet dhe asaj i duket tërheqëse.

Trudeau i propozoi asaj më 18 tetor 2004 dhe çifti u martua në Montreal më 28 maj 2005.

Dasma e tyre ishte atipike, raportuan mediat lokale, pasi veshja e saj nuk ishte krejtësisht e bardhë dhe ata nuk kishin një tortë dasme. Sophie i tha McLean se donte diçka ndryshe, një tavolinë të lezetshme çaji dhe kafeje.

Justin dhe Sophie kanë tre fëmijë: dy djem, Xavier (15) dhe Adrian (9) dhe një vajzë, Ella Grace 14-vjeçare.

Dyshja kanë bërë të ditur sot se pas diskutimeve të gjata kanë vendosur t’i japin fund martesës.

LEXO EDHE: https://abcnews.al/divorci-bombe-i-trudeau-tre-femijet-do-te-qendrojne-me-kryeministrin-kanadez/

“Si gjithmonë, ne mbetemi një familje e ngushtë, në të cilën ndërtohet një dashuri dhe respekt i thellë për njëri-tjetrin dhe për gjithçka që kemi arritur dhe do të arrijmë së bashku. Për hir të fëmijëve tanë, ju kërkojmë të respektoni privatësinë tonë dhe të tyre”, shkruan në mesazhe identike bashkëshortët e ndarë.

Kabineti i Trudeau njoftoi se e gjithë familja do të shkojë me pushime duke filluar nga java e ardhshme.

Kush është Sophie Gregor Trudon?

Sophie lindi në Montreal më 24 prill 1975, si fëmija i vetëm i një ndërmjetësi dhe një infermiere.

Edhe pse pati sukses duke punuar në industrinë e filmit, në fushën e reklamave, marrëdhënieve me median dhe shitjet, ajo vendosi të regjistrohej në shkollën e gazetarisë për t’u bërë prezantuese në radio dhe TV dhe “menjëherë e kuptoi se kjo ishte thirrja e saj”.

Ajo filloi punën si gazetare, më pas si reportere në televizionin LCN. Për një kohë ka punuar edhe si prezantuese në radio, ndërsa në kohën kur nisi të dilte me bashkëshortin e saj të ardhshëm, kishte edhe një punë shtesë si asistente personale e blerjeve në dyqanin luksoz Holt Renfrew./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!