Ndarja nga jeta e Presidentit Nishani, lajm edhe në mediat ndërkombëtare

schedule20:32 - 28 Maj, 2022

schedule 20:32 - 28 Maj, 2022

Lajmi për vdekjen e ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, është pasqyruar gjerësisht edhe në mediat europiane. Kryesisht në ato italiane, portugeze dhe spanjolle.

ANSA në artikullin kushtuar ish-kreut të shtetit shqiptar ka bërë një rezyme të jetës së tij politike.

Lajmi i ANSA-s:

Bujar Nishani, ish-presidenti i Shqipërisë (2012-2017) është ndarë nga jeta sot në moshën 55-vjeçare.

Nishani ndërroi jetë në një spital në Gjermani ku ishte shtruar mbi një muaj më parë, pas komplikimeve në mushkëri pas Covid.

Ish-kreu i shtetit ka qenë deputet në dy legjislatura, si deputet i Partisë Demokratike, formacioni kryesor i qendrës së djathtë.

Gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit Sali Berisha ka mbajtur postin e ministrit të Drejtësisë dhe më pas të Brendshëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!