Ndarja nga jeta e ish-presidentit Papulias, Meta mesazh ngushëllimi

schedule14:57 - 26 Dhjetor, 2021

schedule 14:57 - 26 Dhjetor, 2021

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish kreut të shtetit të Greqisë.

Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se ish presidenti Papulias për të do të mbetet i paharruar në lidhje me kontributin e tij për Shqipërinë.

Një rol të veçantë ka puna e tij në marrëdhënien dhe forcimin e fqinjësisë së mirë mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Mësova me trishtim ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Republikës së Greqisë, Karolos Papulias.

Vlerësim të madh për rolin historik dhe kontributin e Tij të çmuar në përmirësimin e marrëdhënieve dhe forcimin e fqinjësisë së mirë mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe për frymën konstruktive dhe vullnetin e sinqertë të dëshmuar për rivendosjen e urave dhe frymës së bashkëpunimit në të gjitha fushat mes dy popujve tanë.

Për mua do të mbeten të paharruara takimet me të dhe sidomos respekti dhe përzemërsia e Tij ndaj popullit shqiptar dhe Shqipërisë.

Ngushëllime familjes, autoriteteve dhe kombit grek për humbjen e këtij personaliteti të madh, që kontribuoi në rivendosjen e demokracisë dhe progresin e vendit të Tij”, thuhet në postimin e kreut të shtetit./abcnews.al