Ndanë dhomën e spitalit me 73 vjeçaren që vdiq, 2 pacientet në ankth vetëkarantinohen

schedule23:40 - 11 Mars, 2020

schedule 23:40 - 11 Mars, 2020

Abc News zbardh detaje të reja për atë çfarë ka ndodhur në dhomën e spitalit të Durrësit ku ishte shtruar viktima e parë nga koronavirusi.

Përpara se 73 vjeçarja të mësonte se ishte prekur nga koronavirusi ka qëndruar në dhomë me dy zonja të tjera në moshë të thyer. Sipas familjarëve të tyre mësohet se edhe dy pacientet e tjera vuanin nga probleme pulmonare dhe ishin shtruar në spital për të kuruar ftohjen.

Burime të ABC News pranë familjes së një prej zonjave të shtruar në dhomë me viktimën e para nga koronavirusi thonë se ditën e hënë të dy pacientët lanë spitalin pasi i kuruan. Ato lajmin e prekjes nga koronavirusi të gruas që ndante dhomën me to e mësuan ditën e martë përmes mediave.

Të gjithë familjarët e zonjave janë vetëkarantinuar në shtëpi. Dhe fillimisht ju është marrë analiza pacenteve që ishin në një dhomë me gruan që ndërroi jetën këtë të mërkurë. Ata shprehen se janë në ankth për përgjigjen e analizës të cilën ju është thënë se do ta marrin ditën e enjte. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!