Ndërprerja e reshjeve të shiut ka ndikuar nëuljen e nivelit të lumenjve që kishin dalë nga shtratit dhe përmirësimin e situatës në shumë zona të vendit. Lumi Vjosa është tërhequr në shtratin e tij.
Mësohet se që nga orët e para të mëngjesit të sotëm e në vazhdim ka rënie të nivelit të ujit në gjithë pellgun Levan – Ura e Mifolit- Novoselë.
Sot situata më problematike është në fshatin Fitore, ku uji është futur brenda në banesa. Rruga që çon nga Qendra e Novoselës drejt fshatrave të tjerë, Fitore, Bishan, Dëllenjë është e bllokuar.
Në Novoselë mëngjesin e sotëm forcat e ushtrisë evakuuan dy banorë, të cilët kanë kërkuar ndihme.
Në total, në fshatrat Novoselë dhe Fitore të Vlorës dje janë evakuar nga Emergjencat Civile dhe Ushtria 77 familje të rrezikuara nga uji. 150 efektivë nga Forcat e Armatosura janë në terren në fshatrat Levan, Ferras, Novoselë. Një kontigjent i FA dhe dy pompa thithëse uji janë dërguar në fshatin Darëzezë, pasi këtu pritet të ketë grumbullim të ujit gjatë ditës së sotme./abcnews.al