Ndalohet presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dyshohet për dy vepra penale

schedule15:45 - 22 Mars, 2023

schedule 15:45 - 22 Mars, 2023

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka thënë se kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh, pas dyshimeve për kryerje të veprave penale, “keqpërdorim i besimit” dhe “shmangie nga tatimi”.

Në një komunikatë për media është thënë se Prokuroria, bashkë me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprime hetimore lidhur me çështjet penale.

Ademi është zgjedhur në krye të FFK-së në korrik të vitit 2018.

Njoftimi i Prokurorisë

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Prishtinë, 22 mars 2023– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes se veprimeve paraprake hetimore, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale “Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”, nga neni 307 të KPRK-së.

I njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa në koordinim me Policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë çështje penale./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!