Ndalimi i kamionit me 57 emigrantë në Korçë me “bileta” 1000 euro secili, arrestohet 21-vjeçari

schedule14:28 - 14 Shkurt, 2022

schedule 14:28 - 14 Shkurt, 2022

Një 21-vjeçar me iniciale S.T. është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit Perimetri. Sipas policisë ai akuzohet si bashkëpunëtorë në trafikun e emigrantëve të paligjshëm në lidhje me rastin e zbuluar në Korçë në nëntor të vitit të kaluar ku u konstatuan 57 emigrantë të huaj duke u transportuar me kamion drejt vendeve të BE për 1000 euro secili.

“Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Perimetri” dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për prerje të paligjshme të pyjeve.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim S. T., 21 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë.

Shtetasi i mësipërm rezultonte i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 21.11.2021, ku në dalje të qytetit të Pogradecit, u kap mjeti kamion tip “Iveco”, brenda të cilit u konstatuan 57 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 1000 euro secilit, shtetasi S. T., në bashkëpunim me persona të tjerë (dy prej të cilëve u arrestuan në flagrancë nga policia dhe një tjetër u shpall në kërkim), ju kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së”, njofton policia.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!