Ndalimi i qeseve plastike, Rama: Në 1 korrik nisin gjobat

schedule12:15 - 26 Qershor, 2022

schedule 12:15 - 26 Qershor, 2022

Nga 1 korriku do të nisë aplikimi i gjobave për qeset plastike. Është kryeministri Edi Rama që ka njoftuar vendimin, në një shënim në llogarinë e tij në Facebook.

Qeset plastike janë ndaluar të përdoren nga subjektet tregtare në vend që prej 1 qershorit. Sakaq, kreu i qeverisë ka shprehur kënaqësinë që qeset plastike po zëvendësohen me ato të letrës, ndërsa qytetarët, thotë ai, po përdorin trasta për pazar.

“Kënaqësia e qeseve prej letre në pazaret e ditës??

Sa mirë të shohësh që përditë e më shumë tregtarë po zëvendësojnë qeset e dëmshme plastike, me qeset e shëndetshme të letrës, ndërsa shumë blerës po marrin trasta për pazar??

Kështu mbrojmë Shqipërinë e fëmijëve tanë nga dëmi i frikshëm i qeseve plastike mbi mjedisin dhe shëndetin?

? Në 1 korrik nis aktivizimi i gjobave!”, shkruan Rama.

g.v/abcews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!