Protesta të dhunshme, përplasje me foract e rednit dhe të arrestuar në Katalonjë në manifestimet pas arrestimit të Puixhdemon në Gjermani. Kjo është hera e parë që në protestat e separatistëve katalanas shënohen episode dhune.
Ishte pagëzuar me emrin revolucioni i buzëqeshjeve por tashmë duhet ndërruar emri. Menjëherë pas lajmit të arrestimit të Puidxhemon, në Katalonja kanë shpërthyer menjëherë protestat, dhe rrugët të cilat ishin mbushur me protestues kundër arrestimeve të së premtes, u populluan dhe më shumë. Të gjithë kërkonin në kor Puidxhemon President, dhe mes zemërimit dhe lotëve shënohen dhe përplasjet me policinë, për herë të parë në pesë vjet protesta.
Në Barcelonë u organizuan dy protesta por njerëzit zbresin në rrugë në mënyrë spontane duke krijuar korte të improvizuar.
Pjesa më ashpër e separatistëve, iu afrua selisë së qeveisë spanjolle duke detyruar forcat special të krijojnë një zonë sigurie. Por manifestuesit e ashtuquajtur komiteti për mbrojtjen e republikës përforcuan barrikadat, duke u përplasur me forcat e policisë për një bilanc prej 52 të plagisurisht dhe 3 të arrestuar.
Protestat janë shtrirë në të gjithë Katalonjën duke bllokuar pesë hyrje të autostradave dhe duke paralajmëruar një grevë të përgjitshme.
Po lëvizja separatist ka pësuar goditje të forta ditët e fundit, të premten u artestuan katër drejtues, ndërsa një ditë më parë Puidxhemon duke shënuar një përshkallëzim të situatës që mund të ketë pasoja dhe në rendin public. Karakteri paqësor i protestave të viteve të fundit është garatuar nga dy shoqata të shoqërisë civile Anc e Omnium, liderët e të cilave Jordi Sànchez e Jordi Cuixart, aktualisht ndodhen në burg prej pesë muajsh.
Politikisht arrestimi Ii Puidxhemon shënon fundin e të ashtuquajturës strategji të ekzili pasi muajt e fundit lidershipi separatist ka vepruar nga Brukseli.
Fitorja e Puidzhemon në zgjedhjet e 21 dhjetorit kishtë dëshmuar në sytë e separatistëve rëndësinë për të pasur një zë të lirë që sfidon kryeministrin spanjoll Rajoi dhe pse larg atdheut.
Katalonja në tension dhe e përcarë nuk ka një President. Dhe gjetja e një Presidenti që të mos përfundojë menjëherë në burg pas zgjedhjes duket tashmë një mission i pamundur. /abcnews.al