Ndalën Italinë, Shaqiri: Penalltia ishte qesharake

schedule11:24 - 13 Nëntor, 2021

schedule 11:24 - 13 Nëntor, 2021

Zvicra barazoi 1:1 me Italinë , të premten mbrëma në Romë.

Kështu kualifikimi në Botëror do të përcaktohet në ndeshjet e fundit të grupit, pas tri ditësh.

“Në lojë jemi paraqitur me plan. Kemi luajtur ndeshje shumë të mirë, sidomos në pjesën e parë. I kemi shkaktuar shumë probleme Italisë. E kemi merituar këtë barazim. Penalltia ishte pak qesharake për mua, por është pjesë e futbollit. Çdo gjë është ende në dorën tonë. Nga kjo pikë e vështrimit, mund të jemi të kënaqur. Bullgaria duhet të mposhtet së pari. Jam i bindur se shumë tifozë do të vijnë në stadium”, ka thënë Shaqiri pas ndeshjes.

Me fitore të Zvicrës ndaj Bullgarisë dhe të Italisë ndaj Irlandës së Veriut, goldallimi do të vendoste nëse Italia apo Zvicra do të jetë në vend të parë në grup. Për dy gola aktualisht goldallim më të mirë ka Italia. /abcnews.al/