Ndahet nga jeta Skënder Brahimaj, dikur u shpall një nga 10 futbollistët më të mirë të Shqipërisë

schedule17:39 - 27 Tetor, 2024

schedule 17:39 - 27 Tetor, 2024

Këtë të diel u nda nga jeta Skënder Brahimaj, një nga figurat me të dashura dhe legjendare të futbollit vlonjat.

Skënder Brahimaj u lind ne 19 shtator 1936, në Lepenicë të Vlorës. Në moshën 17 vjeçare nisi kariera e tij futbollistike me ekipin e Flamurtarit.

Ne vitin 1962 shpallet një nga 10 futbollistët më të mirë të Shqipërisë.

Karriera e tij futbollistike zgjati plot 20 vite.  Më pas ai shërbeu si trajner futbolli.

Në mesin e viteve ’80, Skënder Brahimaj emërohet trajnier i ekipit të Tepelenës. Ishte pikërisht aty ku ai zbuloi, përgatiti dhe ndihmoi në karrierën e tij, talentin Fotaq Strakosha, ish portier i kombëtares shqiptare.

Gjatë viteve ‘90-2000, Skënder Brahimaj ka marr në dorë drejtimin e ekipit të Flamurtarit, disa vite si trainier e më pas edhe si Shef i Klubit Flamurtari.

Profesor Skender Brahimaj ka edukuar e përgatitur shume breza futbollistësh të mirënjohur, si Uran Xhafa, Gezim Troqe, Cane Ahmeti, Kreshnik Çipi e së fundmi Fotaq Strakosha.

Pasioni dhe perkushtimi per sportin e futbollit e ka kthyer Skënder Brahimaj në një nga legjendat e  këtij sporti, në qytetin e Vlorës dhe jo vetëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!