Ndahet nga jeta skenaristja e telenovelës së njohur “Kassandra”

schedule14:06 - 2 Korrik, 2021

schedule 14:06 - 2 Korrik, 2021

Skenaristja kubane, Delia Fiallo, e cila konsiderohet si “nëna e telenovelave” ka ndërruar jetë në Miami në moshën 97-vjeçare. Lajmin për vdekjen e autores së telenovelave të popullarizuara, si “Cassandra” dhe “Esmeralda”, e ka bërë të ditur familja e saj.

Themeluesja e telenovelës së njohur romantike kishte thënë në vitin 2018 se dëshiron të mbahet mend si një person i dashur.

Deli e filloi karrierën në vitin 1950 me në radio dhe shkroi skenarin e saj të parë për televizionin shtatë vjet më vonë./abcnews.al