Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Turqisë

schedule08:31 - 30 Tetor, 2020

schedule 08:31 - 30 Tetor, 2020

Ish-kryeministri turk Mesut Yilmaz ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare. Sipas mediave turke, Yilmaz ishte shtruar në spital në Stamboll prej dy javësh.

Sipas të njëjtave burime, ai kishte bërë një operacion në mushkëri, ndërsa gjatë trajtimit të tij gjithashtu iu nënshtrua një operacioni në kokë.

Mesut Yilmaz lindi më 6 nëntor 1947 në Stamboll dhe u diplomua në Universitetin e Ankarasë. Ai i përkiste “Partisë Mëmëdheut”. Yilmaz u bë Ministër i Turizmit në Qeverinë Ozal. Që nga zgjedhja e Ozal si President i Republikës, ai ka qenë udhëheqësi i opozitës së brendshme ndaj Kryeministrit të ri Gildirim Akbulut.

Në zgjedhjet e nëntorit 2002, partia e tij dështoi të hynte në Parlament dhe deklaroi se tërheqjen nga politika. Në gusht 2006, megjithatë, ai riaktivizoi dhe u përpoq të rikthehej në skenën qendrore politike të vendit. g.v/abcnews.al