Familja e Ditmir Bushatit në zi, ndahet nga jeta babai i ish-ministrit

schedule20:33 - 9 Gusht, 2020

schedule 20:33 - 9 Gusht, 2020

Sulejman Bushati, babai i ish-ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati është ndarë nga jeta pasditen e sotme.

Prej disa kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe kurohej në SHBA, ku qëndronte tek e bija.

Vetë ish-ministri i ka kushtuar disa rreshta prekës të atit, duke shprehur dhimbjen për ndarjen e tij nga jeta, ku citon edhe një shprehje që përdorej nga ai.

Në vitet 1970-1974 ai ka mbajtur postin e kreut të Komitetit Ekzekutiv të këshillit Popullor në rrethin e Shkodrës.

Më vonë, deri në vitin 1991 ai ka qenë sekretar i parë i komitetit të PPSH në Shkodër, Kukës e Lushnje, dhe ka punuar në drejtorinë e bujqësisë pranë komitetit qendror të PPSH./abcnews.al