Ndahet nga jeta arkeologu i njohur, Fatos Tartari

schedule10:40 - 9 Mars, 2023

schedule 10:40 - 9 Mars, 2023

Është ndarë nga jeta në moshën 85 vjeçare arkeologu i njohur, Fatos Tartari. Vdekja e tij ka ardhur për shkaqe natyrale.

Mësohet se homazhet per Tartarin mbahen ditën e nesërme.

Tartari lindi në Durrës, ku kreu edhe shkollën e mesme. Studimet e larta i përfundoi në Fakultetin e Histori-Filologjisë, të Universitetit Shtetëror të Tiranës, në vitet 1957-1961.

Karrierën e tij e nisi në mësimdhënie gjatë viteve 1962-1970, në shkollat e mesme të qytetit të Lezhës (2 vite) dhe më tej në Shkollën Bujqësore të Golemit (Kavajë), duke dhënë një kontribut të çmuar në përgatitjen dhe edukimin e disa brezave që studiuan në këto shkolla.

Në vitin 1970 nisi kontaktet e para me arkeologjinë kur filloi punë si punonjës shkencor në Muzeun Arkeologjik të Durrësit. Nëpërmjet studimit didaktik, pjesëmarrjes në ekspedita kërkimore dhe njohjes së gjuhëve të huaja, arriti që brenda nje viti të realizonte në mënyrë të pavarur sondazhet dhe gërmimet e para arkeologjike, duke i publikuar pa humbur kohë rezultatet e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!