Për analistin Mentor Nazarko, në Kosovë mund të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Në një intervistë për ABC News, Nazarko u shpreh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mund të thërrasë zgjedhje të reja, për të shmangur krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Nazarko nënvizoi se Kurti kujdeset shumë për pëlqimin që ka në publik.
“Kurti, sipas një skenari të mundshëm, për të shmangur krijimin e Asociacionin të komunave, mund të provokojë gjithashtu edhe ai zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet e parakohshme do t’i jepnin një goditje të madhe dialogut. Ato palët, shtetet që hyjnë në zgjedhje, nuk bëjnë as dialog, as lëshime, as negociata.
Pra, në kuadër të këtyre zgjedhjeve të parakohshme, Kurti njëlloj si Vuçiçi, mund të shkojë tek zgjedhjet. Por edhe nëse nuk shkon te zgjedhjet, ai kujdeset më shumë nga të gjithë për atë sinusoidën e pëlqimit të tij publik. Pra, është i interesuar se çfarë mendon publiku”, theksoi ai./abcnews.al