Nazarko: Çështja e veriut të Kosovës ka përcaktuar ashpërsinë e marrëdhënieve me BE

schedule16:51 - 31 Gusht, 2023

schedule 16:51 - 31 Gusht, 2023

KOSOVË- Analisti i njohur, Mentor Nazarko thotë se zhvillimet në veri të Kosovës kanë shkaktuar probleme në raportin e vendit me Bashkimin Evropian.

Kjo klimë e acaruar sipas tij është përgjegjësi e drejtuesve të Kosovës. Ai tha në “Ballkan Update” se kërcënimi për vizat nga presidenti i Francës është një sinjal shumë i qartë i Kosovës që ka për liberalizimin e vizave.

“Në ecurinë me afat të shkurtër të marrëdhënieve të Kosovës me BE shikoj probleme. Shihet se e ardhmja nuk është aq e lumtur që siç tha Kurti, sepse kërcënimi i Macron, në forumin e ambasadorëve francezë në mbarë botën, ishte kërcënimi i parë publik, i pari i nivelit kaq të lartë dhe shumë i qartë në lidhje me pritshmërinë më të madhe që ka Kosova nga BE, që është liberalizimi i vizave. Çështja e sjelljes në veri, ka përcaktuar ashpërsinë e marrëdhënieve me BE, sanksionet dhe për pasojë dhe shkallëzimin deri në këtë pikë që parashikon mosliberalizmi i vizave dhe gjithë problemi është tek sjellja e autoriteteve të Kosovës në veri”, tha ai./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!