NATO shton trupat në rajon/ Rid Berisha: SHBA-të nuk bëjnë shaka me sigurinë!

schedule16:20 - 18 Prill, 2024

schedule 16:20 - 18 Prill, 2024

Analisti Rid Berisha në një intervistë në “Balkan Update” në ABC News foli për shtimin e trupave në rajon nga NATO.

Gjatë kësaj interviste, Berisha nënvizoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk bëjnë shkaka kur vjen puna tek siguria. Më tej bëri me dije se SHBA nuk do të lejojë përhapje të përshkallëzimit të situatës në rajon.

“SHBA-të jo vetëm sa kanë filluar zbarkimin e infrastrukturës së rëndë ushtarake., kryesisht e koncentruar në pjesën lindore. Shtetet e Bashkuara nuk bëjnë shaka me sigurinë dhe kanë informacione me konfidenciale. Situata në terren në gjykimin e tyre duket mjaft alarmante. Ndaj nuk do të lejojnë që çfarëdolloj përshkallëzimi të situatës të shndërrohen në vatra, por të gjithë aleatët e saj të mundësojë një ambient ku mbizotëron siguria”, tha Rid Berisha.

Gjithashtu ai shtoi se forcat serbe sipas tij janë të manipuluara nga Rusia.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!