NATO kërcënon me 90 mijë ushtarë! Rusia nxjerr bombat “A”/ Goxhaj: Propagandë e brendshme ruse

schedule21:17 - 6 Maj, 2024

schedule 21:17 - 6 Maj, 2024

Stërvitjet ushtarake të forcave anëtare të NATO-s janë marrë si kërcënim nga Rusia, ku kjo e fundit në shenjë paralajmërimi ka nxjerrë bombat “A”.

Ish-oficeri Dritan Goxhaj, i ftuar në emisionin “360 Gradë” në ABC News, foli për një prej temave më të nxehta në arenën ndërkombëtare, për tensionin Perëndim-Rusi.

Sipas tij kjo është një propagandë e brendshme ruse, ndërsa shtoi se është bërë edhe në vitin 2022, që përkon me fillimin e luftës në Ukrainë. Ndër të tjera Goxhaj theksoi se stërvitjet ushtarake të NATO-s nuk janë kërcënuese për Rusinë.

“Stërvitjet ushtarake të NATO-s nuk janë kërcënuese për Rusinë. Është një stërvitje për herë të parë pas Luftës së Ftohtë. Për nevoja propagande… po përsëritet e njëjta gjë si në vitin 2002. Rusët nxorën armët bërthamore dhe bënë testime. Jemi n të njëjtën fazë. Dalin e thonë tani në 2024 “do testojmë armët bërthamore”. Është për propagandë të brendshme.”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!