NATO dënon “referendumet” në rajonet e pushtuara: Ato toka janë të Ukrainës

schedule21:14 - 22 Shtator, 2022

schedule 21:14 - 22 Shtator, 2022

NATO ka dënuar planet e Rusisë për të mbajtur “referendume” në rajonet e pushtuara nga Rusia në Ukrainë, duke i përshkruar ato si “përpjekje flagrante të Moskës për pushtim territorial”.

Kujtojmë se në fillim të kësaj jave, katër rajone ukrainase të pushtuara nga Rusia njoftuan se po planifikonin të mbanin votime për bashkimin me Federatën Ruse. Ukraina dhe perëndimi kanë treguar se nuk do t’i njohin aneksimet, dhe se pretendimet e reja territoriale të Rusisë nuk do ta ngadalësojnë Ukrainën që të rifitojë tokën e saj sovrane.

Në një deklaratë sot, NATO tha:

“Referendumet false në rajonet Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson të Ukrainës nuk kanë legjitimitet dhe do të jenë një shkelje e hapur e Kartës së OKB-së.”

Po ashtu në deklaratë bëhej e ditur se aleatët e NATO-s “nuk do ta njohin aneksimin e tyre të paligjshëm”.

“Këto toka janë ukrainase.” /abcnews.al/