NATO, Bashkimi Europian dhe armët ruse/ flet Vuçiç

schedule15:27 - 9 Dhjetor, 2017

schedule 15:27 - 9 Dhjetor, 2017

Presidenti Aleksandër Vuçiç deklaroi Serbia ka nisur procesin për integrimin në Bashkimin Europian por nuk ka ndër mend që të anëtarësohet në Nato. Duke folur për agjencinë ruse të lajmeve Tass, para vizitës së tij në Moskë, kreu i shtetit serb tregoi për blerjen e të paktën gjashtë helikopterëve rusë si dhe sisteme për mbrojtje ndaj raketave. Duke theksuar se qëllimi mbetet anëtarësimi në BE, Vuçiç u shpreh se Serbia ndryshon nga vendet e tjera pasi nuk dëshiron të jetë anëtare e Natos dhe do të ruajë neutralitetin e saj ushtarak. Kjo ka qenë politika e Beogradit dhe kjo do të vazhdojë të jetë, tha Vucic.

Presidenti serb do të jetë në Moskë në 18 deri në 20 dhjetor ku do të takohet me homologun rus. Biseda do të fokusohet në marrëdhëniet bilaterale por dhe në cështjet e rëndësisë globale.

Duke iu drejtuar popullit rus Vucic tha se donte të ritheksonte se nuk është gjithnjë e lehtë për Serbinë të jetë i vetmi vend mes atyre që synojnë anëtarësimin në Be, dhe të mos votojë asnjëherë kundër Rusisë.

Kreu i shtetit serb theksoi se nuk do të vendoste asnjëherë sanksione pavarësish presioneve që mund të ushtrohen ndaj Beogardit.

Vucic konfirmoi se marrëdhëniet mes Rusisë dhe Serbisë mbeten një prioritet për të ardhmen, pasi e sheh vendin sipartnerin kyc në fudhën ekonomike dhe politike, e jo vetëm.

Madje presidenti serb tha për mediat ruse se  marërdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera pikërisht falë presidentit rus Putin

Duke shpjeguar se sa i rëndësishëm është kreu i Kremlinit për popullin e tij, Vucic theksoi se për Serbinë, takimi me presidentin e Federatës ruse është një eveniment i jashtëzakonshëm dhe se do falenderonte homologun rus për mbështetjen ndaj integritetit terrtorial serb./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!