Napoli humb yllin e mbrojtjes për një muaj pas dëmtimit

schedule18:01 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 18:01 - 2 Dhjetor, 2021

Luciano Spalletti ka marrë një lajm të keq. Kalidou Koulibaly ka kryer sot vizitat mjekësore dhe ka mësuar shkallën e dëmtimit.

Mbrojtësi i Napolit ka zbuluar se ka një tërheqje të gradës së dytë dhe do të mungojë në ndeshjet e mbetura të këtij viti.

Senegalezit i duhen 4-5 javë që të rikuperohet plotësisht dhe duhet të mendojë të jetë në formën maksimale në janar, kur të nisë pjesa e dytë e sezonit. / abcnews.al