Naomi Campell feston 50 vjetorin, zbuloni fotot me ikonike të modeles

schedule12:23 - 22 Maj, 2020

schedule 12:23 - 22 Maj, 2020

Në kohë pandemie festimi i 50 viteve të një perëndeshe  si Naomi Campbell, megjithëse në një hotel të madh, nuk ishte i mundur.

Miqtë e saj donin të organizonin një festë surprizë për të në hotelin luksoz ”Myfair” në Londër, qyteti ku jeton Naomi, por miqtë duhej të vinin nga e gjithë bota dhe tubimet dhe festimet janë të ndaluara ndërkohë, kështu që festa nuk do të bëhet.

Por, ajo vazhdon dhe në këtë periudhë të mbushë kopertinat e revistave, së fundmi kopertinën e revistës ”Essence”, që gjithashtu feston 50-vjetorin e botimit.

 

Sidoqoftë, efektet e kohës duket se nuk kanë pasur asnjë efekt në bukurinë e saj, por kalendari tregon që Naomi, sipas revistës ”People” është mes 50 grave më të bukura të historisë.

E lindur më 22 maj të vitit 1970 në Streatham në Londër, nga 18-vjeçarja Valerie Morris, një balerinë me origjinë xhamajkane, Naomi është akoma një kërkesë e madhe në sfilatat e markave të mëdha dhe në reklama, aq shumë sa trashëgimia e saj sot besohet të jetë rreth 60 milionë dollarë.

Naomi njihet si: Perla e Zezë dhe Pantera e Zezë, por ajo ka dashur të tregojë se nuk është vetëm një grua e bukur dhe e pasur, por edhe një person i angazhuar në punë sociale, në veçanti aktive në luftën kundër varfërisë në Afrikë./abcnews.al