Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së ka rizgjedhur Nancy Pelosi si kryetare, por këtë herë me një diferencë shumë të vogël.
80-vjeçarja demokrate e Kalifornisë, e vetmja grua që ka shërbyer ndonjëherë si kryetare, garoi pa kundërshtarë në zgjedhje.
Ajo ka udhëhequr demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve për 17 vite.
Megjithatë, Pelosi u përball me sfida në Kongresin e 117-të, duke udhëhequr shumicën më të ngushtë në dy dekada në Dhomën e Ulët pasi humbi vendet në zgjedhjet e nëntorit.
Kongresi i ri i SHBA u mblodh për herë të parë në mesditën e djeshme./abcnews.al